Tirana
clear sky
12 ° C
12 °
12 °
94 %
2.1kmh
0 %
Pre
23 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

“Ramës i them Good Luck”, Ralf Gjoni: Basha të largohet si një aktor i paaftë politik dhe i përkëdheluri i Doktorit. Meta të mbajë fjalën, të ikë edhe Kryemadhi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti opozitar Ralf Gjoni, i cili vendosi të mos kandidonte në zgjedhjet e këtij viti, i ka uruar fitoren kryeministrit Rama, për të cilin thotë se i fitoi zgjedhjet pa lënë asnjë hapësirë për kontestim.

Gjoni thotë se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pas humbjes së katërt, duke u larguar si një aktor i paaftë politik dhe si një ië përkëdhelur i Doktorit, duke iu referuar Sali Berishës.

Gjithashtu ai bën thirrje që të largohet edhe Monika Kryemadhi nga drejtimi i LSI-së, pasi në të kundërt kjo parti do të pushojë së ekzistuari brenda dy vitesh. Për sa i përket Metës, deputeti thotë se presidenti duhet të mbajë fjalën e tij dhe të largohet.

Postimi i plotë:

Duam apo s’duam, Partia Socialiste & Edi Rama  i kanë fituar zgjedhjet parlamentare qartazi dhe pa lënë asnjë hapësirë për kontestim.

Me trishtim më duhet t’i them ‘Good Luck’

Partia Demokratike e Shqipërisë ka humbur rëndë, për të disatën herë, pa mundur të frymëzojë atë bashkësi të madhe shqiptarësh të inatosur me arrogancën e korrupsionin e rilindjes.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka një shtrydhje ulëritëse deri në avullim të partisë, e cila i kishte të gjitha shanset para 4 vjetësh të kontribuonte në koalicion për Shqipërinë e të rritej si lëvizje. E si mund të ndodhte ndryshe???

Ky rezultat duhet lexuar me shumë kujdes nga të gjithë ne opozitarët e vërtetë, dhe me përgjegjësi maksimale prej atyre që i humbën këto zgjedhje.

Kjo do të thotë pikë së pari që Lulzim Basha si humbës për të katërtën herë (3 herë në garë e 1 herë në tavolinë) duhet të japë dorëheqjen menjëherë, pa vonesa e të largohet si një aktor i paaftë politik e si një i përkëdhelur i Doktorit.

As njëri e as tjetri, nuk i duhen më as dreqit, e jo më parlamentit.

PD duhet të hapet për njerëz normalë që ndjehen natyrshëm të djathtë e të gatshëm për t’a riformatuar e rindërtuar atë parti sipas një modeli evropian modern e mbi baza të vërteta demokratike.

PD është aset kombëtar, jo SH.P.K. e as pronë private.

Monika Kryemadhi duhet të japë dorëheqjen gjithashtu për shkak të paaftësisë së saj për të ruajtur një parti që bashkëshorti i saj ia la me 19 deputetë. Përndryshe, LSI do të pushojë së ekzistuari brenda dy vjetësh.

Pas tyre, i takon Presidentit Ilir Meta të mbajë fjalën e të dorëhiqet nga posti më i lartë i shtetit. Në të tilla momente duken burrat dhe unë për të tillë e kam pas njohur!

Nuk ju kemi më borxh asnjë sekondë të jetës sonë, asnjë grimcë vëmendjeje e mbi të gjitha të ardhmen e fëmijëve tanë.

Mjaft luajtët e u tallët me dëshirën tonë të pastër për t’a bërë këtë vend!

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

Mapo

GSH

Dita

Koha Jone

Fjala

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img