Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
100 %
2.1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
17 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Ramës i ndodh e papritura në Peshkopi, qytetari del në ballkon dhe i bërtet, kryeministri: I erdhi sms në pllakën e gramafonit këtij…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim këtë pasdite më banorët e Peshkopisë.

Në fjalën e tij Rama tha se PS ka një plan për të zhvilluar agroturizmin në këtë zonë, duke u shprehur se do të shkurtohet rruga mes Tiranës dhe Dibrës për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të kësaj zone.

Në një moment Rama u përball mer një situatë të sikletshme, ku dikush thirri nga ballkoni “Rama Ik”, por kryeministri e priti me sportivitet ku edhe u përgjigj: Po ku të iki mo, ku të iki?.

“Nuk ka asnjë mrekulli që të ngjit drejt majës përveç diturisë e durimit. Unë kam sjellë diçka me vete, besoj se Shqipëria e vitit 2030 nuk ka mundësi të mos jetë kampione e turizmit dhe bujqësisë. Sa kanë vuajtur fermerët, u prisheshin qershitë rrugës përnë Tiranë. Distanca mes Tiranës dhe Dibrës do të shkurtohet. Ne brenda mandatit të tretë do të kemi 1 miliard euro për eksportet dhe 150 pika të reja grumbullimi. A ju kujtohet sesa shumë tezga shikonit rrugës duke shitur mollë e qershia. Po ku janë ato tani? Në Shqipëri ka afro 150 pika të reja grumbullimi. Do të japim 5 mijë euro për çdo njeri që është në emigracion për të investuar në shtëpinë e gjyshit”, tha Rama.

“Ja doli një atje në ballkon: “Rama ik”, ku të iki mo ku të iki, i erdhi mesazhi nga pllaka e gramafonit.”, tha Rama gjatë takimit të tij me banorët e Peshkopisë.

Më shumë




spot_img








spot_img