Të rinjtë që hodhën vezë mbi Ramën i përkasin të njëjtës organizatë të rinjsh që në 30 maj 2015 u përplasën me Berishën në bregdetin e Gjirit të Lalzit ku ky i fundit ka vilën e tij verore.
Një nga organizatorët konfirmoi për “Dita” se disa nga të rinjtë e sotëm kanë qenë të pranishëm edhe në ngjarjen e Lalzit.
Bëhet fjalë për një grupim me emrin “Organizata Politike” që ka si simbol grushtin dhe si slogan fjalinë: “Zemrat bashkë, mendjet bashkë! E ardhmja është e të gjithëve”.
Në maj të 2015-s anëtarë të këtij grupimi ishin në Gjirin e Lalzit kur në sfond u është shfaqur ish-kryeministri dhe bashkëshortja e tij – raporton Dita.
Të rinjtë kanë menduar të këndojnë “Internacionalen” kur Berisha u ka kaluar afër.
Ky i fundit është ndier i provokuar.
Ai ka ngritur dy gishtat lart, por të rinjtë nuk duken dhe aq miqësorë me të.
Ata kanë bërtitur më pas “Poshtë klasa politike” dhe kanë ngritur grushtet, madje disa edhe gishtin e mesit në drejtim të Berishës.
Lexo edhe:
Lirohen studentët: Nuk u dhunuam në ambientet e policisë. Rama dhe Nikolla shpallen ‘non grata’
“Po pse, ashtu qëllohet me vezë more karafila?”, ironitë me Ramën dhe politikën shqiptare
Zbulohet plani i të rinjve të PD-së, bëjnë gati vezët