Hapësire reklamuese

Rajoni

“Rambo i Milanos”, italiani del me kallashnikov në dorë mes qytetit për të vrarë dy shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb

“Rambo i Milanos” kështu është pagëzuar një italian 42-vjeçar, i cili tmerroi qytetin e Milanos pasi doli rrugëve me kallashnikov në dorë në kërkim të dy shqiptarëve që i kishin ofenduar nënën.

Italiani, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua ndërsa po godiste me shkelma e grushta një djalë të ri, i cili besohet se njihte dy shqiptarët që ai po kërkonte.

Policia ka ndërhyrë duke i vënë prangat ndërsa më pas i është gjetur edhe kallashnikovi i mbushur me fishekë, armë me të cilën italiani kishte bërë në plan të ndëshkonte shqiptarët.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.