Disa besimtarë në qytetin e Korçës, kanë dalë në protestë, pasi shprehen se nuk i kanë lejuar që të bëjnë një xhami.
Fotot nga protesta e tyre i ka shpërndarë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se pasi ua premtuan, këtyre banorëve nuk iu dha leja e ndërtimit për xhaminë.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Proteste e besimtareve musliman ne Korce kunder Pejleshit l!
Ai i mashtroi dhe nuk ju dha leje per ndertimin e xhamise.
Ai perdhosi vakufin me takimin elektoral.
Denoj me ashpersine me te madhe Niko Pejleshin per qendrimet e tij dhe shpreh solidariterin tim me protestuesit.
Ju ftoj te shikoni fotot dhe te lexoni kroniken e publikuar ne Korça Blog per kete ngjarje. sb
BESIMTARET MYSLIMANE TE KORÇES TE REVOLTUAR ME NIKO PELESHIN”NA MASHTROI”
APRIL 12, 2021 KORÇA Blog
Besimtaret Myslimane kane denoncuar ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi se ai kishte zhvilluar nje takim me militantet e tij ne oborrin e Xhamise, nderteses me te vjeter ne korce dhe me te rendesishme te myslimaneve.Njekohesisht Peleshi ju ka premtuar atyre prej 2 mandatesh rresht,ndertimin e nje Xhamie te re prane qendres te Korces.Por ai pervecse ju ka dale nga fjala,sipas tyre ai tallet haptazi me myslimanet me veprimet qe ben, duke mos i perfillur fare si komunitet,ne mungese te theksuar te respektit per besimtaret myslimane edhe ne kete prag ramazani deklarojne ata .

Besimtaret myslimane shprehen :
Sot na pane syte cudira “made in komunizem”. Komunizem, pasi ne 1967 u mbyllen xhamite dhe u sekuestruan pronat, ndersa sot jo vetem qe muslimaneve nuk iu eshte kthyer trualli i xhamise perballe Poliklinikes, por u pushtua edhe ajo xhami e vetme.
U dhunua besimi i 70% te popullsise korcare nga ai, i cili per 4 vjet mashtroi me premtimet per kthimin e truallit dhe lejen e ndertimit te xhamise.
Ky gjest i shemtuar, qe cenoi bashkejetesen, harmonine nderfetare dhe qetesine e zemrave te muslimaneve ne prag te muajit te Ramazanit, do t’i kthehet si bumerang ketij palaço politik. Jo vetem qe nuk gjeti mbeshtetje, por do te perballet shumefish me te kunderten.
Sot, ai erdhi vetem dhe i paftuar. I tille edhe shkoi.