Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Ramazan Rraja thotë se nuk ka lidhje me vrasjen e Brilant Martinaj: Policia më sulmon qëllimisht, vetëm se jam nipi i deputetit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, Ramazan Rraja, thotë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Brilant Martinaj dhe dy shokëve të tij tre ditë më parë te mbikalimi i Fushë Krujës. Prokuroria i ka dërguar emrin e tij Policisë pasi do ta marrë në pyetje për ngjarjen.

Duke qenë se ai ndodhet jashtë vendit, sipas organit të akuzës, kërkohet shpallja e kartelës së tij në sistemin TIMS me qëllim që sapo të futet në Shqipëri, të shoqërohet për t’u marrë në pyetje.

Duke folur për News 24, Ramazan Rraja ka pohuar se ndodhet jashtë vendit dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Ai akuzon Policinë se po e sulmon qëllimisht vetëm pse është djali i deputetit socialist, duke e akuzuar padrejtësisht për çdo krim.

“Nuk kam asnjë lidhje me krimin, ndodhem jashtë vendit. Për shtate muaj ne Shqipëri kam qëndruar vetëm 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qëllimisht me akuzon padrejtësisht për çdo krim. Dua te shtoj dhe qe po sulmohem vetëm për arsyen se jam nip i një deputeti. Se kuptoj arsyen për çfarë përmendet emri xhaxhit për çdo rast”, tha Rraja.

Janë disa persona të shpallur në kërkim dhe disa të tjerë që kërkohet të merren në pyetje, si persona që mund të kenë dorë në këtë atentat, apo persona që kanë pasur konflikte të hapura me familjet e tre viktimave.

Gazetarja Klodiana Lala tha më herët sot, se mes emrave që kërkon organi i akuzës të pyeten janë Gentian Reçi, nipi i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi, numri dy i bandës së Durrësit Endrit Dokle, në lidhje krushqie me ish-policin e vrarë, dhe nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, Ramazan Rraja.

Më shumë


spot_img









spot_img