Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama zgjohet dhe udhëzon qytetarët se si të ndajnë opinionet për projektet në “Për shqipërinë që duam” (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ju ka uruar ditë të mbarë qytetarëve duke demonstruar se si çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës mund të përdorë dritaren “Fjala ime” në Platformën online “Për shqipërinë që duam”.

Në këtë mënyrë qytetari mund të ndajë opinionin e tij mbi reformat dhe projektet që janë aktualisht në diskutim apo të japë propozime në përmirësimin e qeverisë.

STATUSI I EDI RAMËS

MIRËMËNGJES 

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë demonstrim të thjeshtë se si, çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren "Fjala Ime" në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam”

për të ndarë opinionin mbi reformat dhe projektet që janë aktualisht në diskutim, apo duke dhënë propozime për se si mund të përmirësohet qeverisja në tërësi, apo rezultatet në një fushë të caktuar.

Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistroheni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll