Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Rama zgjedh foton e ditës: Kerry mban në krah vogëlushin, rekord pëlqimesh e shpërndarjesh në vetëm dy minuta

Shkruar nga Newsbomb

Në foton e përzgjedhur është Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry teksa mban në krahë një vogëlush 5 vjeçar.

Aty gjendet edhe Rama i cili e shikon Kerryn drejt e në sy ndërsa i prezanton vogëlushin. Fotoja ka marrë rekord pëlqimesh e komentesh në faqen e kryeministrit.

Në vetëm 2 minuta 1 200 njerëz e kanë pëlqyer këtë foto e dhjetra të tjerë e kanë shpërndarë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.