Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Rama “zëvendësoi” Metën në ceremoninë e dorëzimit të Flamurit Kombëtar për sportistët, revoltohet Nishani: O të paturp, ekipi shqiptar nuk përfaqëson qeverinë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme në Pallatin e Brigadave kryeministri Edi Rama u dorëzoi Flamurin Kombëtar sportistëve shqiptarë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Por kjo ishte hera e parë që një kryeministër dorëzon flamurin te sportistët që nisen në Lojërat Olimpike, pasi çdo herë tjetër është Presidenti i Republikës ai që organizon një ceremoni të tillë.

Pikërisht për këtë arsye është revoltuar ish-Presidenti Bujar Nishani, i cili në një postim në rrjetet sociale thotë se ky është një skandal që nxin imazhin dhe prestigjin e shtetit. Nishani shprehet se ekii shqiptar në Olimpiadë përfaqëson shtetin dhe jo qeverinë, ndaj nuk duhet të ishte Rama ai që duhet të dorëzonte flamurin.

Sipas tij, është trishtuese që për këtë nuk reagon askush, madje as opozita, e cila deri më tani ka heshtur.

Postimi i plotë:

Edi Rama nuk ndalet në skandalet dhe nxirjen e imazhit dhe prestigjit të shtetit, injorimit të rregullave, institucioneve, dhunimit të kodeve, etikës dhe standarteve civile !

Kryeministri organizon ceremoninë e dorëzimit të Flamurit Kombëtar dhe përcjelljen në lojrat olimpike të ekipit kombëtar të Shqipërisë !!!!!

Ekipi shqiptar në Olimpiadë nuk përfaqëson qeverinë o të pa turp, por shtetin, Republikën e Shqipërisë !

Në Republikën tonë, shtetin e përfaqëson Institucioni i Presidentit të Republikës.

Kryetari i Shtetit është Presidenti i Republikës, Jo Kryeministri, o të marrë !

Në të gjithë botën edhe në Shqipëri, tradicionalisht e historikisht ekipi olimpist kombëtar është përcjellë e i është dorëzuar Flamuri Kombëtar nga Kryetari i Shteti, o të pa moral !

Ilir Meta mund të mos i pëlqejë Edi Ramës dhe Edi Rama mund të mos i pëlqejë Ilir Metës.

Të dy sëbashku mund të mos i pëlqejnë shumë e shumë të tjerëve, por shteti ka rregulla, ka kode, ka dinjitet !

Kultura e politizimit, kontrollit dhe sundimit monopartiak mbi gjithshka tashmë është një fakt i kryer në këtë vend.

E majta shqiptare e ka në model, e ka në kulturë, e ka në gjenezë, e ka në formim, e ka në gen monizmin !

As nuk heq dorë e as nuk di ndryshe, të sillet e performojë !

Trishtuese është se as në këtë rast të turpshëm, nuk reagon askush, të paktën ta denoncojë partinë/shtet, se forca për ta luftuar është zhbërë prej kohësh !

Media hesht, sportistët heshtin, elita hesht, akoma më skandaloze kur opozita hesht !

Jo thjesht për ceremoninë fyese ndaj shtetit por për dhunën politike të një sekti ndaj gjithkujt.

Më shumë

spot_img
spot_img