Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama zbulon SKENARIN e Bashës: Agron Duka ka firmosur për të qenë ministër i Bujqësisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c7027a7fa9721eb5c8ce5c6a5def7f28

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ka thënë se Agron Duka ka firmosur me kreun e PD-së, Lulzim Basha që të jetë ministri i Bujqësisë.

Sipas tij, Basha do t’u japë karrigen e pushtetit atyre që kanë qenë 20 vite më parë.

“Nuk kanë reflektuar për asgjë. Duan sot të marrin votën për të qeverisur. A e kuptoni që të gjithë këto që janë pjesë e këtij koalicioni janë pengmarrësit, të cilët e kanë të pamundur të qeverisin, pasi secili kërkon copën e vet. 

Agron Duka ka firmosur për të qenë ministri i Bujqësisë. Kthehet Agron Duka pas 20 vitesh në krye të një sektori të rëndësishëm që është duke u ngritur në një nivel tjetër. Tek veza pulën apo pula vezën, të Agron Dukës.

Fatmir Mediu kërkon të kthehet në qeveri, o karrigen o s’ka. Shpëtim Idrizi me Vangjel Dulen, duan të kthehen në qeveri. Nard Ndoka do të kthehet në qeveri, por ky është më i vlefshmi nga të gjithë këta se na bën të qeshim. Do të jetë qeveria e Monikës, dhe e Ilir Metës”,- tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img