Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
76 %
2.1kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
30 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Rama zbulon se NUK ka një kontratë për vaksinën anti-COVID: Po punojmë që të mos ngelemi mbrapa

spot_img

Lajme të ngjashëm

73b64215351e363c8f8473a473c5813c

Gjatë bashkëbisedimit me studentët, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka një kontratë për sigurimin e vaksinës anti-COVID.

Më tej ai shton se Shqipëria është angazhuar me të gjitha kontaktet për të mos mbetur pas.

Rama deklaroi gjithashtu se Shqipëria është e përfshirë në ato sisteme të ngritura për ta blerë vaksinën dhe se ka dedikuar një fond.

“Për vaksinën, kjo është një risi pozitive sepse sjell faktikisht armën për të mbrojtur shëndetin nga ky virus duke imunizuar njerëzit. Këtu jemi shumë të fokusuar. Është një situatë turravrapi për të garantuar vaksinën, ndërkohë që ka dhe një paqartësi të madhe për si qysh, tek. Ne jemi të angazhuar me kontakte në të gjitha nivelet për të mos mbetur mbrapa. Nuk ka një kontratë të nënshkruar, jemi përfshirë në ato sisteme që janë ngritur në këmbë për ta blerë vaksinën dhe kemi dedikuar dhe ne një fond por në momentin që flasim nuk ka asnjë kontratë apo një afat të fiksuar. Përpjekja jonë është një orë e më parë bashkë me të tjerët të kemi mundësinë për të vaksinuar njerëzit”, tha Rama.

Më shumë

spot_img