Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Rama ZBULON prapaskenat e BE-së për vaksinën anti-Covid: Ballkanit do t’i jepnin tepricat, por nuk ka

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

479c24bcdc5051b4ab9da84d81f09b28

Kryeministri e Edi Rama ka zbuluar disa nga prapaskenat e Bashkimit Evropian, përsa i përket shpërndarjes së vaksinës.

Në një komunikim me gazetarët, Rama tha se është për të ardhur keq, por që BE-ja kishte vendosur që Ballkanit Perëndimor, t’i jepte tepricat e vaksinës.

Sipas tij, së shpejti do të dalë në media, se dozat e vaksinave janë shumë më të ulëta se sa është nevoja dhe në këtë rast nuk ka vend për teprica.

Rama tregoi se është në diskutime me disa vende mike, emrat e të cilëve nuk i bëri të ditur, për të siguruar vaksinën anti-covid.

Më tej, kryeministri u shpreh se marrja e vaksinës është vetëm çështje, diplomacie apo miqësie me shtetet e tjera që tashmë e kanë atë.

“Nuk ka asnjë pavarësisht, kjo është plotësisht varësisht. Ne jemi çdo ditë në punë për këtë çështje. Shifrat e vaksinave që po marrin vendet e mëdha, në krahasim me pritshmëritë janë jashtëzakonisht të ulëta. Do e merrni vesh kur ta thonë. Do ta merrni vesh kur të dalë gjëja pas ekraneve. Kërkesa është shumë e lartë se sa oferta dhe sasia e prodhimit është ku e ku më e vogël se sa sasia.

E dyta mos harroni se në SHBA është vendosur ndalimi i eksportit të çdo dhe vaksinë pfizer e aprovuar.

Ky është një problem tjetër që asnjë dozë nuk del nga SHBA. E treta ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me disa shtete mike pasi siç e dini BE ka marrë një vendim në këndvështrimin tim goxha për të ardhur keq. Por kështu e ka marrë për vendet e Ballkanit perëndimor do të jepen tepricat. Këtu nuk ka teprica fatkeqësisht, pasi këtu ka më pak, shumë më pak vaksina se sa ishte parashikuar. Këtu ka një problem të madh  se ka shumë më pak nga sa ishte planifikuar. Megjithatë ne po komunikojmë me disa shtete mike, nuk mund të jap emra, ne jemi në komunikim. Ajo që di të them është se ne nuk do të mbetemi mbrapa të tjerëve dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojmë vaksinimin.

Nuk mund të jap dot një datë të saktë, por në dy muajt e ardhshëm, mund të jetë dhe pak më shpejt, mund të jetë dhe pak më vonë. Për fat të keq edhe në çështjen e vaksinës ë2shytë më shumë diplomaci, miqësi, kontakte, d.m.th. është një luftë e madhe që po bëhet sot nga të gjitha shtete që të merren sa më shumë vaksina. Është si rardha e qumështit në atë kohë, por iu them të rrini të qetë se siç e kemi treguar më parë kur është puna për të bërë lypësin për shqiptarët, dimë ta bëjmë shumë mirë”,- tha Rama.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img