Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama zbulon ‘mikun’ në qeveri: Ja si t’i zgjidhni problemet pa futur dorën në xhep

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku u prezantuan disa raste të problemeve të zgjidhura.

Teksa u prezantuan disa raste për problemet me pensionet, Rama tha se pensionistët nuk kanë pse të përdorin miqtë e tjerë, pasi sipas tij i vetmi mik është platforma.

"Në shumë vende pensionistët nuk e marrin përgjigjen dhe përkushtimin që meritojnë. Mirëpo duke ju drejtuar platformës ata i heqin këto pengesa dhe kanë një mik shumë të fortë që është drejtpërdrejt në qeveri. Thirrja ime për gjithë pensionistët që kanë probleme me pensionin është të mos presin zgjidhjen në zyra në rast se nuk ju vjen menjëherë por direkt tek Shqipëria që duam.al, ku janë zgjidhur të gjitha rastet", tha Rama.

Gjithashtu kryeministri foli edhe për aksionin e lirimit të plazheve të zaptuara.

“Rritja edhe këtë vit e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri përtej vështirësive dhe dëmit që solli 6-mujori i parë i vitit, ka bërë që seriozisht të angazhohemi dhe vijën bredetare mos ta lëmë në një situatë të tillë.

Kam shumë besim se shumë shpejt se do të kemi gati një paketë ndërhyrjesh në ligj dhe garantoj se sezoni i ardhshëm do të ketë më shumë turistë.

Kjo për t’i garantuar të gjithëve atyre që vijnë të pushojnë dhe kanë mundësinë të rrinë në hotele, atyre që shkojnë në plazh dhe duan të zënë hapësirën e tyre të rërës dhe detit dhe nuk kanë pse të paguajnë”, u shpreh Rama, ndërkohë që theksoi edhe njëherë se platforma është miku i vetëm për zgjidhjen e problemeve pa futur dorën në xhep.

“Sot një qytetar nuk ka nevojë për mik, nuk ka nevojë të fusë duart në xhep, por vetëm shkruan në platformë dhe gjen zgjidhje”, tha kreu i qeverisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll