Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Rama zbulon mesazhin që i dërgoi e moshuara rrugës për në Gjirokastër: Nuk vi dot o xhan, po na ka sfiduar Luli. Fle 9 vjet, zgjohet 9 ditë dhe…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qarkun e Gjirokastrës, në kuadër të takimeve elektorale në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Sapo mori fjalën kreu i PS zbuloi një mesazh që i kishte mbërritur në telefon nga një zonjë, banore e Gjirokastrës.

Ajo i shkruante se nuk mund të ishte e pranishme në takimin e Ramës, por ndjehej e “sfiduar” nga Basha, i cili ka marrë zotimin të bëjë 9 ndalesa sot nga Saranda në Tropojë, numër që përkon dhe me numrin në fletën e votimit.

Edi Rama: Shumë faleminderit për këtë pritje fantastike. Kur po vija këtu më erdhi në mesazh nga një mikeshë që banon këtu, është një zonjë në moshë të avancuar dhe më shkruante nuk vi dot o xhan po na ka sfiduar Luli. E mora në tel i thashë s’ka gjë mos hajde, po për çfarë na ka sfiduar Luli? Luli tha për 9 ditë do bëjë 9 takime nga Tropoja në Sarandë. Fle 9 vjet zgjohet 9 ditë dhe na sfidon ne me 9 orë punë. Kështu janë ndarë; disa me punë dhe disa me sfida me llafe. Sot në fund të një rrugëtimi që vazhdojmë së bashku, unë jam këtu me kokën lart sepse pavarësisht se kemi pasur 4 vite shumë të jashtëzakonshme sot Gjirokastra dhe Tepelena, Libohova, Dropulli, Memaliaj janë shumë më mirë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img