Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Rama xhiro me Vuçiç dhe Zaev në rrugët e Shkupit, ja çfarë bën Albin Kurti pasi refuzoi ftesën për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e nesërme në Shkup do të mbahet Forumi Ekonomik, në të cilin do të marrin pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

I ftuar ka qenë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pork y i fundit e ka refuzuar ftesën, duke u shprehur se është kundër Shengenit Ballkanik. Teksa Rama dhe Vuçiç ndodhen në Maqedoninë e Veriut dhe shëtitën në rrugët e Shkupit, Kurti ka zhvilluar një mbledhje qeverie, ku ka prezantuar raportin 6 mujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Në postimin e tij në rrjetet sociale ai thotë se qeveria do t’u qëndrojë pranë bashkatdhetarëve që i mbijetuan aksidentit në Kroaci.

Postimi i Albin Kurtit:

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës  ritheksuam gatishmërinë për t’u qëndruar pranë bashkatdhetarëve që i mbijetuan aksidentit në Kroaci. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjet që humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik.

Në fillim të mbledhjes u prezantua Raporti gjashtëmujor i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. Përgjatë periudhës gjashtëmujore të vitit 2021 u shënua rritje prej 29% e të hyrave buxhetore.

Mbështetëm me 5.000.000 € produktet bujqësore në fshatrat tona, që me Pakon e Ringjalljes Ekonomike të kemi ringjallje edhe në sektorin e bujqësisë.

U alokuan 500.000 € për mbështetje të 11 projekteve infrastrukturore për komunitete dhe për përmirësimin e infrastrukturës për persona me nevoja të veçanta në 11 komuna.

Në vazhdimësi të angazhimit tonë për tejkalimin e situatës pas shpalljes së gjendjes emergjente nga Komuna e Deçanit, me qëllim të sigurimit të furnizimit të rregullt dhe të sigurt me ujë të pijes,  sot përmbushëm zotimin që dhamë në mbledhjen e 19-të të Qeverisë, për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit” në vlerë prej 150.000€.

Për specializantët e punësuar,  për të cilët nuk ka pasur buxhetim të mjeteve, ndamë 430,000 € për pagesën për muajin korrik 2021.

Pezulluam rregulloren për Pagat dhe Shtesat në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK deri sa të sigurohen mjetet buxhetore. Përkundër faktit se kjo Rregullore ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2020, miratuar nga ish-Kryeministri në detyrë, z. Haradinaj, e njëjta asnjëherë nuk ka gjetur zbatim praktik, për shkak të mungesës së buxhetit.

Shtrirja e furnizimit me ujë edhe në zonat rurale dhe përmirësimi i shërbimeve të qëndrueshme të ujit dhe sanitarisë do të mundësohet nga programi i bashkëfinancuar nga Qeveria e Kosovës  dhe Qeveria e Zvicrës, e cila ka rritur kontributin për 572.000 CHF.

Konsumatori do të mbrohet duke i garantuar cilësinë e produktit dhe shkallët e pastërtisë së punimeve nga metalet e çmuara me hartimin e  Projektligjit për Punimet nga Metalet e Çmuara.

Për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale u miratua vendimi për themelimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e pesë anëtarëve të Bordit.

Në një hap para drejt avancimit të Grantit të Performancës Komunale, miratuam udhëzimin e grupit punues për hartimin e Ligjit për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Skemës së Grantit të bazuar në performancë.

Miratuam një nismë në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, që do të mundësojë rregulla alternative të origjinës që janë më të favorshme për komunitetin e bizneseve.

Vendosëm të vazhdojmë zbatimin e të njëjtit regjim vizash dhe së njëjtës procedurë për hyrje, kalim transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës, ndaj shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut si dhe shtetasve të huaj, bartës të dokumenteve përkatëse lëshuar nga ky vend, që trajtohet si vend i veçantë, jashtë listës së vendeve të Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE: Rama me Vuçiç e Zaev në rrugët e Shkupit, Kurti s’pranon ftesën dhe del kundër Forumit Ekonomik: Nuk ka miratimin tonë

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img