Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim online me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ata do të jenë pjesë e konferencës së Mini-Shengenit Ballkanit në takimin që pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme, në kuadër të të iniciativës për bashkëpunim të avancuar rajonal.
Mësohet se mbledhja nuk do të jetë e aksesueshme për mediat. Takimi do të jetë i ngjashëm me ato që janë zhvilluar në Nish, Tiranë dhe Ohër. Deri në këto momente nuk është konfirmuar ende pjesëmarrja e Kosovës, pavarësisht se Zaev e përsëriti ftesën, pas vizitës së Kryeministrit Avdullah Hoti në Shkup.
Një prej pikave të marrëveshjes që u firmos në SHBA mes kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe atij kosovar Avdulla Hoti, ishte edhe ulja në tryezë për bisedimet e Shengenit Ballkanik.