Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Rama-Vuçiç deklaratë të përbashkët për 80 vjetorin e Bekim Fehmiut

spot_img

Lajme të ngjashëm

f033bbbfe4959dd1426657de9a5fc96d

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama e Aleksandar Vuçiç me anë të një deklarate të përbashkët, kanë vlerësuar veprën e artistit të madh Bekim Fehmiut, me rastin e 80 vjetorit të lindjes.

Rama dhe Vuçiç shprehen se Bekim Fehmiu ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve, duke treguar se dy kombet mund të komunikojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen së bashku.

Deklarata e përbashkët Rama-Vuçiç:

Me rastin e 80 vjetorit të lindjes, dëshirojmë të  shprehim konsideratën tonë të lartë për veprën e një artisti dhe humanisti të madh, Bekim Fehmiut.

Bekim Fehmiu ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve. Jeta dhe arti i tij dëshmon se ne mund të komunikojmë, të kuptohemi e të mësojmë nga njëri-tjetri, se mund të gjejmë lumturi në bashkëjetesë e kështu të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat që do të vijnë.

Bekim Fehmiu qëndron sot përpara nesh si dëshmitar i një fakti të pamohueshëm se cilindo rrugëtim të jetës të zgjedhim për të qënë bashkë, ajo rrugë do të jetë veçse pasuri për ne, shqiptarë dhe serbë.

Aleksandar Vučić dhe Edi Rama

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img