Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Rama viziton xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut në Kajro: Shqiptari që admirohet sot e gjjthë ditën si babai i shtetit modern egjiptian

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Egjipt ka vizituar edhe xhaminë e varrin e Muhamed Aliut, për të cilin thotë se është shqiptari që admirohet si babai i shtetit modern egjiptian.

Rama u shoqërua nga homologu i tij Moustafa Madbouly, i cili i shpjegoi Ramës modelin mbi të cilin ishte ngritur xhamia.

“Njihet si fortesa e Muhamed Aliut. Ai ishte shqiptar dhe e konsiderojmë themeluesin e Egjiptit të ri. Xhamia është ndërtuar në kujtim të Osman Pashës, djalit të tij. Xhamia është me të njëjtin stil me atë të xhamive otomane. Arkitetkti i kësaj xhamie është nga Stambolli. Ky ndërtim është një shkëmbim influencash nga Turqia në kohën otomane. Xhamia është një pikë reference e Kajros. Kemi deri në 5 mijë tursitë në ditë”, tha kryeministri egjiptian.

Më shumë