Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Rama viziton spitalin ‘COVID 3’: Jemi gati nëse goditemi nga vala e dytë, në BE ka ‘plasur’ sherri për Italinë dhe Spanjën, ju mjekët keni marrë hak…

spot_img

Lajme të ngjashëm

06a2d993618ca6092b5dd0a6c9ca55c6

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar spitalin “COVID 3”, i cili do të shërbejë nëse Shqipëria goditet nga një valë e dytë infeksionesh.

Për sa i përket hapjes s ëkufijve Rama është shprehur se kërkesa ka qenë e madhe nga shqiptarët, por fatkeqësisht vetëm Shqipëria kufiri është i hapur vetëm me Malin e Zi deri më tani, ndërsa në BE ka filluar sherri nëse duhet të hapen ose jo kufijtë me Italinë dhe spanjën.

Ndërkohë Rama duke qeshur ka thënë se kjo pandemi ishte edhe një hakmarrje e mjekëve dhe infermierëve, të cilët për 30 vite vetëm janë akuzuar dhe sharë.

“Uroj që të mos ketë valë tjetër, por rreziku është i madh. Njerëzit duhet të jenë vetë të ndërgjegjshëm që të respektojnë rregullat themelore. Ky spital është përgjigja e duhur për të qenë gati. Është fantastike. Unë shoh ça bëjn ëtë tjerët nga ana e kufijve. Ne i hapëm dhe kufijtë e tjerë nuk janë hapur akoma. Ka filluar sherri në BE për Italinë dhe Spanjën. Për turizmin askush nuk e di. Unë kam diskutuar me kolegë të shumtë, por s’të thotë njeri si duhet bërë. Është i domosdoshëm jo vetëm për ekonominë, por edhe psikologjinë, por edhe shumë i rrezikshëm. Mund të ndodhë që të kemi një valë tjetër ose mund të dobësohet, por ne duhet të jemi gati. Ju mjekët dhe infermierët keni marrë hak për 30 vite, baltë, goditje, grushte në sallë, sepse ishit bërë si politikanët edhe ju. ‘Këta të marrin lekë, këta të vdesin….’, por ju keni marrë hak” tha Rama ndër të tjera.

Më shumë

spot_img