Hapësire reklamuese

Aktualitet

RAMA viziton Arenën Kombëtare/ Batuta dhe ‘thumbime’ me Dukën: BERISHËS nuk i bën dot gol (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama gjate vizites ne Arenen Kombetare

Ditën e nesërme në sfidën Shqipëri-Francë pritet që të ndodhë dhe inagurimi i stadiumit të ri Kombëtar, “Air Albania Stadium”.

Ditën e sotme  të dyja skuadrat kanë bërë stërvitjen e zakonshme në stadiumin e ri, teksa kanë dhënë dhe intervistat për mediat. Vizitorët në stadium kanë qenë të shumtë, ku një prej tyre ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Rama vizitoi stadiumin e ri, në shoqërinë e presidentit Duka, si dhe të gjithë organikës së ekipit Kombëtar, me të cilit shkëmbeu disa biseda të vogla.

Teksa ishte i mbledhur me grupin e lojtarëve në mungesë të Rejës, Rama iu drejtua grupit kuq e zi se italiani ia kishte lënë në dorë atij taktikën.

“Reja ma la mua ta bëj taktikën. Tani ne stadiumin e bëmë. Kjo fushë të bëhet vatër zjarri. KËtu në këtë fushë nuk ka rëndësi rezultati. Këtu duhet të jepni jetën. Kur njerëzit të vijnë duhet tiu shohin që ju jepni jetën. Pastaj kush fiton fiton. Rëndësi ka që këtu duhet qenë 90 minuta zjarrë sidomos ato të shtesës, se aty është tmerri. Kur vjen ajo shtesa na krijohet makthi. Do bëhet goli! I të tjerëve kuptohet”, u shpreh Rama.

“Çuna ta gëzoni dhe ta nderoni fanellën. Në fëllim duhet të na kënaqin. Të na japin shpirtin aty. Po iu bë ysmeti deri në fund. Të vijë ca të vijë. Ky stadium këtë ka. Vijnë kampionët e botës dhe iu thua: “Ja ku jeni. E keni stadiumin më të madh po më të bukur jo”, tha Rama.

Në vazhdim bisedat me lojtarët dhe presidentin Duka:

Rama– Cuna mirë hë? Si ju duket stadiumi?

Reja– I bukur, I bukur. Stadium I bukur. Drejtuar Ramës: Ka vetëm një difekt që është tifoz i Juves. (qesh).

Hysaj– Ke marr një fije prej Juventusit për stadiumin.

Rama– Jo mo ky është më i bukur. Ditën e nesërme do të bëjmë një spektakël me dritat për 15 minuta. Akustika këtu është fantastike. Zhurma këtu do të duket sikur janë 60 mijë persona.

Duka– Hysaj hë si të duket stadiumi? Ke kohë ta shkelësh se ne jemi të vjetër. Unë e Reja jemi të vjetër. Kjo është një vepër për ty jo për ne.

Hysaj- Shumë bukur është ça të thuash.

Rama dhe Alban Hoxha:

Alban Hoxha: Urime për stadiumin.

Rama: Urime për stadiumin mua? Urime për stadiumin ju që të ecni përpara.

Alban Hoxha– Ja ta provojmë. Unë do luaj dhe me Laçin këtu. Ne do ta bëjmë më të madh se ky stadiumin. Selman Stermasi do jetë më i madh.

Ndërhynë Duka: Këtyre urime për ndeshjen e Andorrës.

Takimi me Strakoshën: Ku je? Ça bën babi? Si të duket stadiumi.

Balaj– Na duket sikur jemi duke luajt jashtë.

Rama– Si jashtë shtetit pra.

Duke bërë foto, Rama: Do më thonë këta e more dhe Kombëtaren.

Rama drejtuar Rroshit: Nesër shpirtin këtu.

Rroshi: Do fitojmë nesër.

Duka: Do fitojmë? Po do bëjmë maksimumin thuaj. Po bëmë maksimumin rezultatet vijnë vet. Po ne me Andorrën nuk bëmë maksimumin.

Balaj: Nesër do fluturojmë se jemi me Air Albania.

Rama: Ty për të fluturar të kemi se në tokë s’kap gjë. Se ti kap ndonjë gjë në ajër të paktën. Akustika dëgjohet mirë këtu. Do ketë shumë zhurmë.

Salihi: Do dëgjohet mirë kur tiu shajnë. (qesh)

Balaj: Fusha është e mirë. Më e mirë se e Elbasanit.

Rama drejtuar Dukës: Po është më e mirë se këtë e kam bërë unë. Të Elbasanit e ke bërë ti.

Rama: Tia bëj një gol me penallti Strakoshës para se të iki?

Duka: Strakoshës mund t’ia bësh por Berishës jo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu