Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Rama vizitë në Lungomaren 2 në Vlorë, thumbon Dritan Lelin: Ta mbarojmë, se po pritëm të vdekurit e Bashkisë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një inspektim në Lungomare2 në Vlorë.

Teksa zhvilloi takimin në Vlorë, si rrallëherë Rama nuk ishte gjatën inspektimit me kryetarin e Bashkisë që në Vlorë është Dritan Leli.

Gjatë inspektimit Rama ka thumbuar Lelin duke i thënë inxhinierit që duhet të mbarojë shëtitorja para sezonit turistik dhe se nuk duhet të presin të “vdekurit” e Bashkisë.

“Ta bëjmë ta mbarojmë, ta mbarojmë se të presësh të vdekurit e Bashkisë është…” dëgjohet të thotë Rama në fjalën e tij.

Kujtojmë që “konflikti” mes Ramës dhe Lelit nisi pasi ai refuzoi të ishte në listën e kandidatëve për deputet në një vend ta pasigurt.

Pas refuzimit të Lelit për të kandiduar nën siglën e PS, Edi Rama me anë të një letre drejtuar anëtarësisë së PS, kërkoi përjashtimin e Dritan Lelit nga fushata e Partisë Socialiste.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img