Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Rama veçon dy personalitetet e Kosovës: Sot, në këtë sallë mungon Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, u shpreh se shqiptarët sot, 110 vite pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kanë më shumë të drejta se kurrë me parë.

Gjatë fjalimit të tij, Rama veçoi dy emra që i munguan sallës së Kuvendit të Shqipërisë në këtë ditë të veçantë. Bëhet fjalë për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën dhe ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

“Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK. Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, u shpreh Rama.

Më shumë


spot_img









spot_img