Hapësire reklamuese

Politikë

Rama uron presidentin e Azerbajxhanit për rikonfirmimin në detyrë

Shkruar nga Newsbomb
Rama uron presidentin e Azerbajxhanit për rikonfirmimin në detyrë
Kryeministri Edi Rama përgëzon presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev për rizgjidhjen e tij në këtë post. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shkruan se qytetarët e Azerbajxhanit po bëjnë hapa të mëdhenj përpara falë udhëheqjes së Ilham Aliyev. Në përfundim të urimit, Rama shpreh padurimin e tij për hapjen e ambasadës së re Shqiptare në Baku, e cila pritet të hapet së shpejti. “Urime të përzemërta mikut tim të dashur @presidentaz për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”, shkruan Rama në “X”. Ilham Aliyev u rizgjodh president i Azerbajxhanit sot me mbi 92% të votave, sipas rezultateve paraprake. Mazahir Panahov, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njoftoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se Aliyev mori 92.1% të votave nga 54.47% e votave të numëruara. Konkurrenti i Aliyev, kandidati i pavarur Zahid Oruj, mori 2.2% të votave. Zgjedhjet e fundit presidenciale, të cilat mbahen çdo shtatë vjet në Azerbajxhan, u zhvillua më 11 prill 2018.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese