Kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra në Shkodër.
Ka përfunduar pak çaste më parë mbledhja e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama me drejtuesit politikë të PS-së në qarkun Shkodër.
Drejtorët kanë dalë kokë ulur nga dera e pasme e selisë rozë, ku mësohet se Rama ka urdhëruar shkarkimin e të gjithë drejtorëve burra, dhe zëvendësimin e tyre me gra. “Krijojmë një imazh të ri”, mësohet të ketë thënë Rama duke shprehur pakënaqësi të thellë për mënyrën e drejtimit të institucioneve prej tyre.
Kjo u konfirmua edhe nga kryetarja e re e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Briselda Kadia.
“I është komunikuar të japin dorëhqejen në mënyrë që të kemi një ristartim në këtë Bashki. Vendet vakante do të plotësohen nga persona që do të jenë brenda këtyre institucioneve, por do të ngremë një komision me qytetarë që do të përzgjedhë figurat e reja. Do të jenë gratë dhe vajzat që do të kenë prioritet në përzgjidhje”, u shpreh Kadia në përfundim të mbledhjes.