Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama ultimatum për prishjen e ndërtimeve pa leje, Vasili: Batakçiu u kujtua tani pas iu grabiti votat pronarëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nën-kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas ultimatumit që Rama dha sot për pronarët e ndërtimeve pa leje, që t’i prishin vetë brenda javës, pasi të hënën tjetër nis një operacion për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet.

Vasili e konsideron këtë lëvizje të Ramës një “goditje poshtë brezit” pasi e mori këtë vendim tani që zgjedhjet mbaruan, pasi iu mori votat pronarëve të këtyre objekteve, me premtimin e madh të legalizimit.

Me një teori disi të pakuptueshme, Vasili thotë se Ramës i intereson që turistët të “tmerrohen” nga gërmadhat dhe të ikin në Turqi në vend që të qendrojnë në vendin tonë.

Statusi i Petrit Vasilit

Batakçiu u kujtua te prishte ndertimet pa leje, vetem tani, pas zgjedhjeve dhe pasi u grabiti votat pronareve te tyre me kercenime, pagime dhe shantazhime.

Batakçiu u kujtua te prishte ndertimet pa leje ne bregdet, pikerisht tani ne qershor, qe ka filluar sezoni turistik.

Qe turistet te shohin germadhat dhe rrenojat ne bregdet dhe te ikin nga syte kembet ne Turqi e gjetke. Apo harrova, ai kete do!!

***

Operacioni “Bregdeti im” që do të nisë javën tjetër, parashikon shembjen e të gjitha ndërtimeve pa leje nga një deri në katër apo më shumë kate.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img