Hapësire reklamuese

Politikë

Rama ultimatum në Asamble: Harrojini motrat, krushqit, tezet në administratë! Harrojeni ose ikni nga PS, lerini mandatet e karriget! Ky është momenti i parë i kthesës

Shkruar nga Newsbomb

“Qeveria nuk janë ministrat janë ata që na përfaqësojnë në territor.

Më vjen shumë mirë që na u dha mundësia nga protesta e studentëve që me një vendim qeverie të hapim vendet e punës për ata me 9 dhe 10. Harrojeni që do ketë më miq, krushq, motra, teze që do futet në administatë. Harrojeni! PS nuk mund të kthehet në opozitë për  shkak të motrave, hallave, krushqve, tezeve”. Kështu u shpreh me nota të larta revolte kryeministri Edi Rama në fjalën që po mban në Asamblenë e PS duke dhënë ultimatumin që çdokush që nuk e mendon kështu, duhet të largohet nga kjo parti.

“Harrojeni ose bëni një gjest të thjeshtë, ikni nga PS. Ikni, lerini forumet, lerini karriget, mandatet, të gjitha e thoni më rregullo familjen por mandatin e përfaqësimit e keni për të gjithë ata që kur shkojmë i takojmë u themi vota jote është detyrimi im.

Është shumë e mirsëardhur ajo që kanë kërkuar studentët dhe është tronditëse baze e mosbesimit të tyre. Ky është momenti i parë i kthesës së madhe që ne do bëjmë, Kush s’është dakord me këtë të shkojë të bëjë një parti tjetër. Për këtë ia vlen të lihet pushteti”, u shpreh shefi i qeverisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese