Hapësire reklamuese

Politikë

Rama ULTIMATUM drejtorit të Policisë: 100 ditë kohë për të dalë nga udhëkryqi!

Shkruar nga Newsbomb
Rama ULTIMATUM drejtorit të Policisë: 100 ditë kohë për

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, që brenda 100 ditëve institucioni duhet të dalë nga situata në të cilën ndodhet.

Ai i sqaroi dhe njëherë detyrat drejtorit, teksa theksoi se të gjitha kërkesat që mund t’i vijnë nga persona të ndryshëm ai nuk e ka për detyrë t’i përgjigjet.

“Zoti Drejtori i Përgjithshëm unë besoj dhe nuk e tepëroj dhe po them që policia e shtetit brenda 100 ditësh duhet të dalë nga udhëkryqi ku ndodhet. Dhe siç e ka pasur paraardhësi juaj apo paraardhësi i paraardhësit tuaj të plotë pa kushte apo dhe interferencë.

Qoftë e largët dita kur unë do ze me gojën time një emër të vetëm oficeri policie çoje këtu çoje atje, deri tani nuk ka ardhur dhe nuk ka shans të vijë mbështetjen politike do ta keni edhe ju.

E kam bërë me ju bisedën të njëjtën që kam bërë edhe me të tjerët para se të merrje  detyrën, telefonatave keni detyrë t’ju përgjigjeni por kërkesave nëpër telefona ju nuk keni detyr ti përgjigjeni nga kushdo qoftë të vijnë. Dhe vetëm ditën kur unë do tju marr në telefon për të ndërhyrë ju keni të drejtë të bëni shërbime të kësaj natyre, por kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Rama.

Lexo edhe 1: “Shkelësi që u kthye në vrasës ishte polic”, Edi Rama flet për herë të parë për tragjedinë e Himarës: Më ka gërryer me ditë edhe netë (E PLOTË)

Lexo edhe 2: “I paudhi nuk duhet të ishte në Polici”, Rama fajëson gjykatat: E nxorën të pastër, ai që kreu tragjedinë e Himarës ishte llum

Lexo edhe 3: Edi Rama jep lajmin: Do ngrihet njësia speciale policore, do e quajmë “Jonada”

Lexo edhe: 4: Edi Rama flet për zhdukjen e Ervis Martinaj, POROSI drejtorit të Policisë: Nëse është vrarë, i thoni popullit, nëse është gjallë, kapeni!

Lexo edhe 5: Rama ULTIMATUM drejtorit të Policisë: 100 ditë kohë për të dalë nga udhëkryqi!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu