Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama u tall me programin e tyre, reagon Gazment Bardhi: Qetësohu! Ky është vetëm fillimi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

765201a08cf0ea1d1dbb7d56d36796ed

Partia Demokratike ka prezantuar sot programin ekonomik ku Lulzim Basha është shprehur se do të angazhohet që të rimëkëmbë ekonominë.

Pas prezantimit të planit të tyre, reagoi Rama i cili ironizoi programin duke thënë se i ngjan tramvajit të Tiranës.

“Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011?Gjumë të ëmbël”,- shkruante Rama në postimin e tij.

Menjëherë ka ardhur reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i ka kërkuar Ramës që të qetësohet, pasi ky është vetëm fillimi.

Sipas tij, shqiptarët do ta largojnë Ramën me 25 prill.

“Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi.

E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen. Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill”,- shkruan Bardhi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img