Hapësire reklamuese

Politikë

Rama u tall me ekonomisten e PD, i kthehet keq Paloka: Paska dalë mësuesi i vizatimit, në krah me një mësues anglishteje dhe një shitëse sufllaqesh

Shkruar nga Newsbomb
Denaj, Rama, Ahmetaj

Nënkryetari i PD Edi Paloka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili gjatë një konference për shtyp me ministren e ekonomisë Anila Denaj dhe ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, ironizoi opozitën duke treguar histori me balona të cilat i quajti “tabake dhe tahuke”.

Përmes një reagimi në rrjete sociale Paloka i pëgjigjet Ramës, ndërsa shkruan “paska dalë mësuesi i vizatimit, në krah me një mësues anglishteje dhe një shitëse sufllaqesh, dhe paska bërë “ironi” me specialistet e ekonomise te PD”.

Më tej nënkryetari i PD ka vendosur ti përgjigjet Ramës me një shprehje popullore. “Si është ajo shprehja : “Të kesh dy ..., që një ta mbash e një ta çash...”, shkruan Paloka.

POSTIMI i Palokës: Paska dale mesuesi i vizatimit , ne krah me nje mesues anglishteje dhe nje shitese sufllaqesh (pikerisht ata qe e kane cuar ekonomine shqiptare ne humnere sepse e vetmja gje qe dijne te bejne eshte te vjedhin) dhe paska bere “ironi” me specialistet e ekonomise te PD ...!!!
Si eshte ajo shprehja : “Te kesh dy ..., qe nje ta mbash e nje ta çashe...”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu