Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama u premtoi mjekëve rritje page, reagon Basha: Mbështetja është jetike por duhet të jetë reale dhe jo elektorale! Jepu shpërblimin

Shkruar nga Newsbomb
Rama u premtoi mjekëve rritje page, reagon Basha: Mbështetja
Ilustruese

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka  reaguar pas premtimit të kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e djeshme tha se në 2021-in do të rriten rrogat në mënyrë të konsiderueshme për mjekët dhe infermierët.

Basha në një postim në rrjete sociale shkruan se rritja e pagave të tyre është jetike, por ajo duhet të jetë reale dhe jo elektorale. 

“Mjekët dhe infermierët tanë kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje të veçantë nga shteti për shërbimin kolosal që i kanë bërë vendit, në veçanti në këto kohë pandemie. Rritja e pagave të tyre është jetike por ajo duhet të jetë reale dhe jo elektorale.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ti trajtuar me dinjitet personelin shëndetësor. Por kjo është e pamundur sa kohë që kemi një qeveri që i çon paratë e taksave të shqiptarëve tek koncesionet korruptive, dhe shpenzimet për shëndetin publik janë më të ulëtat në rajon.

Ne do ti anullojmë koncesionet korruptive dhe paratë do të përdoren për mbështetje reale për mjekët dhe infermierët, me rritje pagash, me pajisje dhe kushte më të mira për tju shërbyer qytetarëve. Me planin tonë ne do të mundësojmë ndryshimin e madh në shëndetësi me paga dinjitoze të niveleve rajonale për ta: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët edhe gjatë pandemisë. Pa asnjë vonesë tjetër, qeveria Rama duhet t’u japë atyre shpërblimin e premtuar prej 1000 euro. Stafet mjekësore janë profesioni më jetik i vendit. Atyre ju detyrohemi vepra dhe jo premtime te pambajtuara”, shkruan Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll