Hapësire reklamuese

Politikë

Rama u përgjigjet kritikëve: Na shajnë se përdorim lopata, po çfarë të përdorim, raketa? Balluku hipi në borëpastruese sepse...

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit për të pritur 7020 doza të tjera vaksinash nga kontrata që ka qeveria jonë me Pfizer.

Përpos temës së vaksinimit, Rama i është përgjigjur edhe kritikave pas situatës së rënduar që u krijua si pasojë e reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.

Ai tha se rrugët janë zhbollikuar në kohë rekord dhe mori shembull disa shtete të tjera që kanë hasur të tillë vështirësi. Nuk mungoi ironia duke thumbuar dhe opozitën.

Rama: Këta thonë që po përdoren lopata, dhe bëjnë ironi. Lopatat përdoren në çdo vend, çfarë të përdoren? Raketa për të hedhur kripën? E patë Athinën, bllokim në të 4 anët. Nuk pashë ndonjë analizë apo analist që të shprehte instikte vrastare për qeveritarët apo të thoshte “çështë ky shtet që e lë borën të bjeri”. Kemi Spanjën e patë vetë autostradën. Që janë të përgatitura me dekada sepse ka fenomene të shpeshta të borës. Dhe i krahasoj me këto vedne sepse dua të them që kur ndodh atje, që janë super të përgatitur normale që do ndodhë edhe ëktu. Rrugët u zhbllokuan në kohë rekord, spese u punua. Ministrja u fut në borëpastruese që të dëgjohej kur fliste, këtu bëhej nami. Ajo e tha vetë që po hyj këtu se nuk dëgjohet, këta bëjnë namin. Të hipësh në borëpastruese është keq, të mos shkosh fare është prapë keq, por kjo është një pakicë shumë e vogël dhe e zhurmshme, që nuk bëjnë ligjin në Shqipëri.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll