Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Rama u kthye si struci në Kuvend”, Rudina Hajdari: Po të ishte burrë shteti do kishte thënë dy fjalë

Shkruar nga Newsbomb
“Rama u kthye si struci në Kuvend”, Rudina Hajdari: Po të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka komentuar situatën e krijuar ditën e sotme gjatë seancës parlamentare.

Hajdari tha se mazhoranca vijon me një mentalitet të vjetër dhe se deputetët e saj janë thjeshtë kartona që i binden urdhrave të kryeministrit Edi Rama.

Sa i përket, prezencës së kryeministrit Rama në këtë seancë, Hajdari tha se ishte një kthim  jo shumë burrëror, sepse nëse do të ishte i tillë Rama do të kishte dhënë një shpjegim mbi çështjen McGonigal apo të pakët të kishte folur, gjë që ai nuk e bëri.

Pjesë nga intervista:

Ç’prodhon gjithë ky tension?

Rudian Hajdari: Parlamenti është kthyer në shëmbëlltyrën e shëmtuar të mungesës së demokracisë në vend. Sjellja e kryeparlamentares dhe zëvendësueses së saj tregon një drejtim që në fakt e kemi parë dhe nuk ka ndodhur në 32 vite të përjashtohen kaq shumë deputetë të opozitës duke u ndaluar të drejtën e fjalës. Të gjitha aktet e shëmtuara tregojnë sjelljen e qeverisë Ra,amqë ashpërsohet përballë opozitës.

Rama së pari të japë shpjegime para shqiptarëve dhe Kuvendi është vendi më institucional për ta bërë një gjë të tillë. Mënyra se si herët e tjera ia ka hedhur fajin vartësve të tij, tregon imoralitetin e një politikani.

Si e patë rikthimin e Ramës në Kuvend?

Rudian Hajdari: U kthye si struci sepse po të ishte burrë shteti do kishte thënë dy fjalë. Uroj shqiptarët që na u bashkuan në protesta për t’i treguar Ramës se kush është në të vërtetë dhe se shpërfillja ndaj opozitës është shpërfillje e shqiptarëve.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës. Si e krahasoni me Parlamentin që është sot me atë që ishte kur ishit ju deputete?

Rudian Hajdari: Deputetët e Ramës janë thjeshtë kartona. Nëse ai ka një këndvështrim autokratik dhe sillet në mënyrë arrogante me opozitën, sjellje që nuk i takon një kryeministri, ata thjeshtë duartrokasin dhe ngrenë kartonin. Nuk i kanë ikur mentalitetit të vjetër që kur ngrihet kryetari i Kuvendit duhet të duartrokitet. Kur jepet urdhri i Ramës duhet ta ndjekin pas, të gjithë veç Braces që ka një sjellje pak më ndryshe. Janë të gjithë si ato bilbilat që binin sot, nuk thonë asgjë të re për publikun shqiptar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll