Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Rama u jep porosinë e rëndësishme të rinjve në Kamëz: Merrni të gjithë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeminsitri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Kamëz.

Gjatë fjalës së tij Rama edhe një herë është shprehur se nëse Lulzim Basha ndahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, ai do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me të pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndër të tjera Rama u ka dhënë edhe një porosi të gjithë të rinjve e të rejave që të marrin shokët dhe të votojnë me 25 prill.

“Edhe sikur të thonë s’kam punë me politikën, do ti s’do ti ka politika punë me ju”, tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.

“Ai nuk është një lidër është udhë-ndjekësi i Saliut dhe Ilirit. Sepse unë për Shqipërinë për shqiptarët jam i gatshëm të shkoj përtej dasive të 30 viteve, por që ta bësh këtë duhet të jesh lider duhet të jesh udhëheqës duhet të kesh forcën e karakterin, duhet të jetosh së brendshmi me hallet me stresin, me aspiratat e njerzive, duhet të rrish pa gjum kur njerëzit janë pa gjumë pa cati, kur njerizt janë pa gjume se kanë ankthin a do ja dalin nga pandemia.

Ne nuk na ndali tërmeti dhe nuk na ndali as armiku i padukshëm. Ne nuk na ndal asgjë nëse shqiptarët nuk bëjnë atë që në momente të caktuara fatkeqësisht kanë bërë që bien preh e lloj lloj valleve e premtimeve dhe të kthen përsëri mbrapsh. Nuk ka për të ndodhur, ne nuk do ta lejojmë të ndodhë. Kam një porosi, cdo kush këtu të marrë shokun e shoqen dhe tu thotë të votojnë. Edhe po thanë se nuk merrem me politikën, thuaji që është e kot sepse do ti s’do ti politika me ty merret dhe sa më shumë njerëz të mirë t’i kthejnë kurrizin politikë politikës aq më shumë ngelet në duart e të këqinjëve. Dhe ju gra, mos i lini burrat të luajnë domino me votën, merri burrat dhe thuaji se vota nuk është për ty dhe për mua, po për ata fëmijët që i kemi dhënë jetën. Mos i tradhtoni fëmijët tuaj,” tha Rama ndër të tjera.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img