Hapësire reklamuese

Politikë

Rama u jep detyrë vlonjatëve: Merruni me Ilir Metën! Tregojini se kush vjen t’a kapë nga këmbët, thyen hundët në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Rama u jep detyrë vlonjatëve: Merruni me Ilir Metën! Tregojini se

Mbrëmjen e sotme Partia Socialiste ka mbyllur fushatën elektroale për zgjedhjet e 25 prillit në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e tij kryeministri Rama sulmoii presidentin Ilir Meta, teksa iu drejtua vlonjatëve duke iu thënë se ata duhet t’i tregojnë presidentit se “kush vjen në Vlorë për ta kapur nga këmbët, i thyhet hunda”.

 “Jeni në vete, si do të lëmë Shqipërinë në dorë të Leskajt dhe të Monikës. Me 25 prill ju keni një detyrë, merruni me Ilir Metën, tregojini se herë tjetër kur të flasë për Vlorën të numërojë deri në 11. Tregojini se Vlora është më keq se ajo dera e xhamisë, tregojini se Vlora ka vendosur të ngjitet dhe kush vjen të kapë nga këmbët, thyen hundët këtu në Vlorë. Kush voton numrin 6 dhe 9 veten në djall e çon.Këtu është zemra e fitores. Kush do të dijë rezultain e 25 prillit, duhet të më besojë se unë duke parë gjithë këtë rreth, unë them se nuk keni parë gjë akoma”, u shpreh Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll