Hapësire reklamuese

Politikë

Rama u flet të e rinjve për Ermonela Jahon: Ajo nuk ishte ndër më të mirat në grupin e saj, e quanin të marrë, por pa një ëndërr me sy hapur dhe... (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Rama u flet të e rinjve për Ermonela Jahon: Ajo nuk ishte ndër

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Librazhd.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka marrë shembullin e një nga sopranot më të njohura shqiptare në të gjiithë botën.

Rama tha se Ermonela Jaho nuk ishte më e talentuara në grupin e saj, por ajo kishte një ëndërr. Sipas tij, ajo punoi fort dhe me punë e sakrificë arriti që të bëjë realitet ëndrrën e saj.

"Ju e keni dëgjuar Ermonela Jahon. Kur ishte në moshën e shumëkujt prej këtu, 14 a 15 vjeç, shkonte në Liceun Artistik për kanto. Nuk ishte ndër më të mirat e grupit, kishte të tjera që sipas profesorëve dhe profesoreshave ishin më të talentuar. Ermonela Jaho madje u dukej shumë e çuditshme, madje gati gati e marrë, sepse thoshte një ditë unë do të këndoj në Lascala. Ato të tjerat bënë karrierën e tyre po ju nuk njihni askënd prej tyre.

Ndërkohë Ermonela Jaho këndon në Laskala dhe në të gjithë teatrot e botës, pse?

Sepse kishte parë një ëndërr me sy hapur dhe kishte vendosmërinë për të duruar, për të sakrifikuar dhe me punë të jashtëzakonshme për të shkuar dhe për ta prekur ëndrrën e vet.

Nuk ka ndonjë mënyrë tjetër për t'i prekur ëndrrat me sy hapur, ndërsa atyre që shihni me sy mbyllur mos i besoni fare. Ato që iu tregon Luli janë ëndrra me sy mbyllur. Unë po flas për ëndrrat që të çojnë në majë",- tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu