Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Rama u duartrokit nga Kuvendi, Hajdari e quan ‘hipokrizi’: S’mund të zëmë në gojë Kosovën para viktimave të Komunizmit; Ruçi dhe kryeministri e injorojnë (DEBATI I PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cccfd09ae393caab22bc812b2cd9c676

Kryeministri Edi Rama është duartrokitur nga i gjithë Kuvendi teksa ka mbajtur një fjalim të gjatë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër akuzave të ngritura nga zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ndaj presidentit tHashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në fund të fjalës së Ramës e vetmja që ka dashur të replikojë ka qenë deputetja e opozitës parlametare Rudina Hajdari e cila tha se ishte një fjalim prekës por sipas saj hipokrit.

Hajdari tha se nuk mund të flasim për Kosovën pa folur për viktimat e Komunizmit, por kjo deklaratë e saj është injoruar nga Rama i cili ka dalë nga salla.

“Nuk mund të flitet për Kosovën pa folur për viktimat e Komunizmit për personat e internuar, ku kabnë vdekur fëmijë dhe nëna. Pa patur asnjë nga ata në burgje. Më vjen keq që ne si kemi gjetur ata xhelatë që ti  fusim në burgje. Në ia kemi bërë gjëmën këtij vendi, atë që ia ka bërë Serbia kosovës ne ia kemi bërë vendit tonë. Prandaj mos ju vijë keq, duhet ta shikojmë të shkuarën tonë dhe mos kemi turp por të ngremë kokën lart dhe ti themi disa të vërteta para se të zëmë në gojë Kosovën”, tha Hajdari.

Më pas ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili i tha se kjo është ndërhyrja më e gabuar që ka bërë ndonjëherë deputetja.

DEBATI I PLOTË:

Ruçi: (Pasi Rama duartrokitet) Besoj se duartrokitjet jane shprehje dakordësisë së plotë për ngjarjen e ditës së sotme. Mendoj ta mbyllim. (Ndërhyn Hajdari)

Hajdari: Ishte vërtet një fjalim i  duhur dhe padyshim na preku të gjithëve dhe për këtë smund të themi  asgjë. Arsyeja pse mora fjalën është për të thënë se rama mbajti një fjalim prej një ore më keq se Fidel Kastro vjen nkëtu e zë foltoren për një orë.

Hipokrizia më e madhe në këtë Kuvend nuk është vetëm e Ramës por e çdo kryeministri.

Nuk mund të flitet për Kosovën pa folur për viktimat e Komunizmit për personat e internuar, ku kabnë vdekur fëmijë dhe nëna. Pa patur asnjë nga ata në burgje. Më vjen keq që ne si kemi gjetur ata xhelatë që ti  fusim në burgje. Në ia kemi bërë gjëmën këtij vendi, atë që ia ka bërë Serbia kosovës ne ia kemi bërë vendit tonë.

Prandaj mos ju vijë keq, duhet ta shikojmë të shkuarën tonë dhe mos kemi turp por të ngremë kokën lart dhe ti themi disa të vërteta para se të zëmë në gojë Kosovën.

Ruçi: Me keqardhje zonja Hajdari më vjen keq të them se ke bërë ndërhyrjen më të gabuar dhe në kohën më të gabuar me fjalët më të gabuara. Unë kam qenë dëshmitar…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img