Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Rama u drejtohet të rinjve: Do të jap mishin e shpirtin që të arrijmë majën, se bota është një malore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama  ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë në Gramsh.

Ai është shprehur se 25 prilli do të jetë një sprovë karakteri për të gjithë ne. Sipas tij, opozita premton fushën me lule, por që në të vërtetë duhet të ngjisim një malore.

Rama thotë se nuk e do pushtetin për vete.

“Cilido të largohet për një eksperiencë tjetër i vaftë mbarë, por jo sepse se nuk mund të bëjë këtu atë që do.  

25 prill është një sprovë karakteri për të gjithë ne. Do të vazhdojmë të ngjitemi me mund e me sakrifica, apo do t’i biem shkurt duke renduar përsëri pas sirenave e premtimeve çudibërëse e për paratë që do të shpërndahen.

Mijëra euro për pensionistë e për studentë. Nëse ju keni qenë të vegjël, pyesni prindërit tuaj. I kanë thënë disa herë, i ka thënë Sudja, i ka thënë Xhaferri.

Kjo botë nuk është si ata që e bëjnë fushë me lule, por jo. Jeta është një malore dhe kjo botë është e guximtarëve. E atyre që guxojnë”,- tha Rama.

Më tej, Rama u shpreh se nuk po qëndron në pushtet për veten e tij, pasi ai i ka arritur majat, por kërkon që të çojë në majë edhe të gjithë shqiptarët.

“Nëse dikush do më thoshte çfarë do më. Nga pikëpamja personale i kam arritur majat, por qëndroj këtu se më ka sjellë nga emigracioni maja që kam parë për Shqipërinë, maja që kam parë të gjithë shqiptarët. Unë jam këtu për të dhënë mishin e shpirtin që ne ta kapim atë majë”,- tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img