Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama u drejtohet shqiptarëve: Nëse doni që reforma në drejtësi të vazhdojë duhet të votoni vetëm PS-në

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

53255f95e86f78f996ea0de864549a0a

Kryeministri Edi Rama ka bërë një monolog duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Ai ka ri sjellë në vëmendje arsyet se përse duhet votuar partia e tij. Sipas Ramës reforma në drejtësi mund  të bëhej vetëm nga Partia Socialiste dhe që kjo reformë të vazhdojë, qytetarët duhet të votojnë PS-në.

“Të gjithë ju motra e vëllezër, zgjedhës të çfarë do kahje, diskutoni përditë me njëri tjetrin për zgjedhjen që duhet të bëni me 25 prillin që po afron. A duhet të më jepini mua dhe PS-së një mandat të tretë apo duhet tua jepni atyre që kanë qenë aty dikur.

Ky është mandati i tretë për mua ndërsa mandati i pestë për Saliun, Lulin, Ilirin dhe Monikën.

Sa herë fitojnë ata, Shqipëria humbet. Shqipëria sot është shumë më mirë se dje po nuk është ende ajho që doni dhe besoni nuk është ende as ajo që unë dua. Prandaj iu kërkoj mandatin e tretë se as vetë nuk jam i kënaqur, nuk mund t’i lëmë në mes të gjithë këto projekte të mëdha. Progresi i bërë deri tani nuk mjafton.

Unë jam tejet i vetëdijshëm se në të gjitha fushat që lidhen drejtpërdrejtë me jetën tuaj, ka sa të duash probleme dhe halle për të zgjidhur.

Por dua që të gjithë së bashku të jemi të vetëdijshëm njësoj si për dritën e mëngjesin, se teksa koha kalon vitet kalojnë, durimi sforcohet e ardhmja nuk ndryshon as me receta çudibërëse elektorale e as me rikthimin e fantazmës së shkuar në pushtet. Por ndërtohet me ponë të palodhur.

Sot zgjedhja për kryefjalën e parë, një temë themelore që duket se ka kaluan në plan të dytë në bisedat tuaja. Mbase do çuditeni por kjo temë nuk është as shëndetësia, as turizmi, as arsimi, dhe as vetë ekonomia.

Kjo temë është drejtësia.

Këto zgjedhje lidhen me radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë pas 25 prillit, mbase për një kohë të gjatë.

Për çdo qytetar i këtij vendi dhe për fëmijët tanë.

Jeni lodhur me padrejtësisë dhe me ndjenjën e pandëshkueshërisë për ata që ju mendoni se nuk meritojnë gjë tjetër përveç bankën e të pandehurve, sidomos ata që kanë kostum, kanë kravatë që duket se janë të paprekshëm për atë që kanë bërë”,- tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img