Hapësire reklamuese

Politikë

Rama tur takimesh me organizatat e PS: Duhet rienergjizim,në 2025 fitore më të thellë

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka dalë vetë në terren duke nisur turin e takimeve me organizatat e Partisë Socialiste në Shqipëri.

Ndalesën e parë kreu i qeverisë e bëri në Elbasan, ku dhe u takua me anëtarët e dy organizatave socialiste.  Në fokus të këtyre takimeve është procesi i rienergjizimit të PS-së, porosi të cilën kreu i qeverisë si dhe kreu i Partisë Socialiste u la drejtuesve të qarqeve të mbledhjen e Asamblesë më 21 shkurt.

Gjatë fjalës së tij në takimin në Elbasan, Rama tha se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2025 duhet të jetë më e thellë, teksa më tej theksoi se organizimi që kanë në bazë si dhe angazhimi i diferencon nga të tjerët.

“Jo rastësisht unë erdha për të takuar dy organizata të Partisë Socialiste dhe jo vetëm drejtuesit, deputetët me të cilët takohemi zakonisht dhe po kështu do të shkoj në të gjithë Shqipërinë gjatë këtyre ditëve për të takuar organizatat socialiste. Ne, falë faktit që kemi punuar seriozisht, falë faktit që jemi organizuar mirë, falë faktit që jemi angazhuar më shumë se të tjerët, kemi arritur diçka që në fillim, kur morëm këtë detyrë, dukej e pamundur. Kemi arritur që të marrim dy mandate me një shumicë të pavarur nga të tjerët

Partia Socialiste duhet të jetë në gjendje që të ruajë lidershipin, të garantojë hegjemoninë e vet në jetën politike shqiptare.

Ne na duhet një rienergjizim i organizatës së Partisë Socialiste, në radhë të parë, dhe pastaj një rienergjizim i strukturave tona më lart dhe një rienergjizim i gjithë procesit qeverisës.

Ne, në 2025 duhet të marrim një fitore më të madhe sesa e mëparshmja”, tha Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese