Punimet në aksin Qukës- Qafë Plloçë vazhdojnë intensivisht dhe pritet përfundimi i plotë i tyre, për të lehtësuar trafikun, si dhe shkurtimin e distancës drejt juglindjes.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë përfunduar 10.5 kilometra rrugë në Lotin 2 të rrugës Qukës – Qafë Plloçë plotësuar me të gjithë parametrat e sigurisë.
Ndërkaq, vijojnë punimet intensive në të 3 lotet në mënyrë që të përfundohet sa më parë ky projekt i shumëpritur.
“Përfundojnë 10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina. Në të 3 lotet punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur”, bënte me dije kryeministri Edi Rama.
Ky projekt bën pjesë në Korrikordin VIII, në aksin Tiranë – Korçë.