Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Rama tregon pse nuk shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër: Bashkia juaj thotë se janë prekur 30 banesa, ju përmbytët mbi 6,000 shtëpi dhe 25 mijë hektarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama thotë se situata në Shkodër e Lezhë nuk është brenda kritereve të përcaktuara për të shpallur gjendjen e emergjencës, kjo pasi sipas kreut të qeverisë situata është shumë më e lehtë nga çfarë paraqitet në media dhe denoncon opozita.

Rama tha se në ndryshim nga përmbytja e madhe e Shkodrës në vitin 2010, ku u prekën mbi 6000 shtëpi dhe mbi 25 mijë hektarë, përmbytja e ditëve të fundit preku rreth 30 shtëpi, kjo sipas statistikave të Bashkisë Shkodër.

Duke folur në Kuvend për mundësinë e shpërguljeve të banorëve që kanë ndërtuar në zona kritike nën-kuotë, Rama tha diçka e tillë do të mund të bëhej vetëm në bashkëpunim me opozitën.

Deklarata e Ramës në Parlament:

Për sa i përket çështjeve të ngritura prej jush, në parantezën e bërë pyetja kryesore ishte pse nuk shpallet gjendja e emergjencës. Gjendja e emergjencës ka kritere të përcaktuara, që nuk kanë asnjë lidhje me situatën aktuale. Nuk dëshiroja që sot në këtë interpelancë të hyjmë në krahasime. Pikërisht për ta ilustruar sinkronin dhe për të thënë që Rama Junior dhe Senior është i njëjti person, po i referohem shifrave të Bashkisë Shkodër, e cila dihet botërisht që nuk influencohet nga qeveria. Nga ajo kohë kur unë kam thënë atë, janë përmbytur 25 mijë hektarë, nga të cilat 14 mijë janë futur brënda edhe qytetin e Shkodrës. Prap referuar Bashkisë, situata e përmbytur ka qenë 1458, nuk ka asnjë lidhje me kaskadën. Folët për Durrësin për gjendje kritike, përkundrazi, ka pasur një pasqyrë të qartë të shikohet sa herë vjen i njëjti test me shi. Të gjitha zonat që shumë më pak se më parë, u identifikuan si zona kritike, sot nuk janë më zona kritike. Ka një problem me disa pika në zonën e ish-Kënetës që janë ndërtuar nën kuotë. Kjo bëhet duke bashkëpunuar të gjithë së bashku, nëse bëhet fjala për shpërnguljen e banorëve.

Dhe duke ardhur te shtëpitë, te banorët e prekur, 68 mijë banorë të prekur, shifra të Bashkisë Shkodër, ndërkohë prap shifrat e Bashkisë, vetë, 130 banorë të evakuuar. Sot përmbytjet nuk janë më gjë e rrallë dhe ndodhin. Ka përmbytje dhe përmbytje. Në rastin e përmbytjes që unë kam komentuar atje, i qëndroj se nuk ishte përmbytje e Zotit. Uji në përmbytjet e atëhershme vajti deri në çati. Dhe preku sipas Bashkisë së Shkodrës 6 mijë shtëpi, ndërkohë sot ka patur vetëm 30 ndërtesa. Por natyrisht, nëse unë e marr kamerën e iPhone tim dhe e fus në një vrimë të vogël me ujë, mund të simulojë një përmbytje globale. Por realiteti është ky dhe nuk flas unë, flet bashkia e Shkodrës që është drejtuar nga më të flakëtit dhe të përvëluarit e PD.

Më shumë




spot_img








spot_img