Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Rama tregon pse aeroporti i Kukësit mori emrin “Zayed”: Ky është vend kujtese, këtu u ngritën çadrat e atyre që u shpërngulën me dhunë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në inagurimin e aeroportit të Kukësit ka treguar se përse ky aeroport ka marrë emrin Zayed.

Ai tha se ky aeroport është një vend kujtese, pasi në atë vend u ngritën çadrat e kosovarëve që u shpërngulën nga shtëpitë e tyre me dhunë, teksa tregoi se sheiku Zayed kishte dhënë urdhër që të jepeshin dnihma për të gjithë.

“Njerëzit më pyesin pse aeroporti quhet Zayed Flatrat e Veriut? Pse Zayed?  Quhet Zayed pasi ky aeroport është një vend kujtese. Ky aeroport është një tempull për këtë komunitet pasi pikërisht në këtë zonë u ngrit edhe kampi ku u ngritën çadrat e atyre që u shpërngulën nga shtëpitë me dhunë. Në atë kohë këtu erdhën shumë njerëz nga e gjithë bota.

Midis tyre erdhi edhe Princi i Kurorës, Muhamed el Zayed, është i biri i sheikut Zayed, një prej burrave më të urtë. Ai me zgjuarsinë e tij ngriti atë që ne e njohim si Emiratet e Bashkuara. Ai bashkë me kryeministrin e Emirateve, erdhën këtu dhe sollën ndihma. Plaku i urtë kishte dhënë urdhër që të hapej pista sapo kishte dëgjuar për pastrimin etnik. Gjurma e kësaj piste është gjurma e atij solidaritet. Për ata që kishin nevojë në atë moment për të gjithë forcën e vëllazërisë. Princi i Kurorës e kujton se dy herë në ditë e merrte i ati në telefon dhe i thoshte të bëntë kujdes.

“Biri im bëni kujdes në të gjithë shpërndarjen e ndihmave., që askush të mos ndjejë dallim për arsye fetare, sepse Zoti i ka bërë motra dhe veëllezër”. Kjo porosi e plakut të urtë mbeti dhe do të mbetet përjetë një trashëgimi. Nga ana tjetër është edhe “Flatrat e Veriut” sepse këtu është Veriu i Shqipërisë, por nga Kukësi e andej nga erdhën motrat  e vëllezërit tanë është Veriu i gjithë shqiptarisë që shkroi historinë me fund të bukur, solli lirinë dhe pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img