Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, teksa ka treguar se çfarë u thotë ministrave në mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar.
“Vendet ku jeni ulur jua kam dhënë, tani duhet t’i mbani”, ëhstë shprehja që u thotë Rama ministrave, teksa shtoi se kushdo që ka probleme me drejtësinë, duhet të përballet vetë.
Arian Çani: Në çdo vend tjetër do kishte rënë qeveria
Edi Rama: Në asnjë vend nuk do ndodhte kjo që thua ti, pasi në vendet normale, përcaktohet se përgjegjësia është individuale. Përsa më takon mua, sa herë që ulemi në mbledhjen e qeverisë, sidomos në fillim, kam një shprehje: Vendet ku jeni ulur jua kam dhënë, tani duhet t’i mbani. E mban me punë, e mban me rezultate.
Në momentin kur drejtësia i kërkon hesap dikujt ndër ne, ai duhet të marrë avokat dhe të përballet me drejtësinë. Ne nuk jemi zyrë avokatie. Çështjet me drejtësinë janë individuale. Përsa kohë ballafaqimi me drejtësinë vazhdon, ai nuk ka punë me Partinë Socialiste.
Moderatori i nxjerr Ramës videon ku kryeministri së bashku me Lefter Kokën ftonin Nasip Naçon për një gotë verë, teksa i thotë se miqësia e Ramës me Kokën ishte në një tjetër nivel, por kryeministri e kundërshton.
Edi Rama: Unë jam në marrëdhënie super miqësore me të gjithë ata që punoj, po jua kam bërë të qartë të gjithëve, punët e skuadrës janë punët e secilit prej jush. Kush merr veneim tjetër dhe shkel në dërrasë të kalbur, janë punët tuaja.