Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës për televionin francez “France24”, në mesin e shumë çështjeve të tjera, ka folur edhe për “kanabizimin”.
Rama tha se ky fenomen pas këtij viti do të mbetet thjesht një histori për Shqipërinë, kjo falë masave të marra nga Policia e Shtetit.
“Këtë vit në kemi pasur një kthesë në formë U-je, sepse në këtë fazë të vitit mund të bëhet një vlerësim për sa kanë qenë të mbjellat. Ne kemi pasur një ulje dramatike dhe unë kam besim që në fund të vitit kultivimi i kanabisit nuk ka për të qenë më aty, pra ka për të qenë histori”, tha Rama.