Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama tregon merakun e madh: Kjo është ëndërra që më le pa gjumë, të siguroj sa më shumë...(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim në Lezhë ku po flet rreth rindërtimit dhe investimeve në këtë zonë.

Rama në bashkëbisedim ka treguar edhe merakun e tij më të madh, duke thënë se shpreson të sigurojë sa më shumë vaksina në mënyrë që sezoni turistik të jetë i hapur dhe pa rreziqe.

Kryeministri e ka quajtur vaksinimin masiv si “sëpatë që shkëput zinxhirin e infeksionit”.

“Ndihma tjetër për biznesin është vaksinimi, ka filluar, jam shumë shpresëplote është e afërt dita ku do të kemi një sasi të konsiderueshëm vaksinash, të nisim vaksinimin masiv, me synimin që sezoni turistik të jetë i hapur dhe pa rreziqe. Vaksina është sëpatë që shkëput zinxhirin e infeksionit.

Nëse bëjmë një vaksinim masiv në prill,maj dhe fillim të qershorit, do të kemi një sezon veror ndryshe nga ai i vjetshmi. Për ta këputur zinxhirin do të kalojmë në një tjetër stad, një tjetër sasi nga pikëpamja e volumit. Nga volumet e deritanishme procesi do të jetë më e ngadaltë. Shpresojmë t‘ia dalim, kjo është ëndrra që më le pa gjumë për momentin, se si të sigurojmë sasinë e vaksinave për virusin vrasës”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll