Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama tregon kandidatin që donte të tërhiqej për shkak të renditjes në listë: I thash për mua s'ka problem

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur kandidat në PS që nuk kanë qenë të kënaqur nga vendosja në lista dhe se ku do të qëndronte ai nëse del fitues në Durrës apo në Vlorë.

Rama në lidhje me kandidatët ka thënë se kishte vetëm një që nuk i pëlqente pozita ku ishte vendosur dhe se përgjigja e tij ka qenë “nëse nuk do nuk ka problem”.

Në lidhje se pyetjen se ku do të qëndrobte nëse fitonte, në Durrës apo Vlorë, ai ka thënë se do të qëndrojë atje ku do ta duan më shumë.

“Zoti Rama a keni dijeni për kandidat të PS të cilët dëshirojnë të tërhiqen nga gara për shkak të renditjes në lista dhe së dyti nëse PS në qarkun e Vlorës dhe të Durrësit nuk merr 8 mandate ju do të qëndroni jashtë Kuvendit” pyeti gazetarja.

“Kam dijeni për një rast mbrëm vonë një kandidat që ishte shumë i bindur që nuk duhet të ishte dhe që thoshte se unë do bëj gjithçka po nuk dua të jem në këtë pozicion. Më than çfarë të bëjm, u thash kush nuk do s’ka problem. Fatmirërësht nuk jemi me pak kapacitete me pak lojtar.

Sa i përket Durrësit dhe Vlorës unë kam bindjen që objektivi bazë do realizohet. Dilema e shumë kujt është se janë dy ku do rrish unë do rri aty ku do të duhem më shumë. Njerit e nënës janë në Vlorë të babës janë në Durrës. Kush më do më shumë do më ketë aty më shumë. Por dua që për Durrësin të bëj atë që kam bërë për Vlorën jo sepse është qyteti kur kam rrënjët por sepse Durrësi është një nga asetet më të mëdha që ka ky vend. Të shohim kush do të më dojë më shumë,” tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu