Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Rama tregon bisedën me fallxhoren: Mona ka 6, Luli ka 9, të dy 69. Saliu rri poshtë dhe Iliri lartë. Kush nuk voton PS do marri dërrin maç!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka kaluar në batuta disi vulgare takimin e sotëm në Gjirokastër.

Ai tregoi një pjesë humoristike që do transmetohet sot në televizion, me një aktore humori si fallxhore, teksa kanë komentuar dhe numrat e opozitës në fletën e votimit. Rama tha se 6 e Kryemadhit dhe 9 e Bashës bëjnë 69, që sipas Ramës është numri i diallit dhe kush e voton do shkojë për diall.

Pas 6 dhe 9 kreu i PS tha se fshihet Meta me Berishën, duke bërë dhe krahasimin me figurën në letrën e bixhozit, dërrin maç. “Saliu me kokë poshtë dhe Iliri me kokë lartë”, tha Rama.

Edi Rama: Sot do jem te Fevziu i vërtetë. Aty takova një fallxhore dhe pas emisiionit më tha fallxhorja ore pse i thua Llulit ndau, si do ndahet ai. Ore po i thua ndau ndau ndau. Ua ke parë numrat ti më tha dhe më dha letrat, tha çfarë numri është ky, 6? Jo është 9. (e ktheu përmbys). Çfarë numri është ky? 9? Jo është 6. (e ktheu përmbys). Dhe ndaj tha të kuptoj më tha, s’e faj, prandaj më tha ngaqë nuk i ka dhënë dumë kësaj pune njerëzimi ka rënë dakord që ky është numri i diallit, 69. Vajte te 6, 9 ke. Vajte te 9, 6 ke. More 69, të mori djalli dhe të çoi në djall. Unë jam i bindur që juve që jeni aty keni ardhur nga Kuçi. Dhe jua dua kaq shumë, juve tepelenasve, lebërve sepse ju i bini për shkurt, ju i këpusni një 12 dhe nuk merri as me 6 as me 9. 1,2, 12 e keni numërimin ju. Më tha fallxhorja po ti e di s’është as 6 as 9 më tha, janë ata të dy, dërri maç, njëri me kok lartë dhe tjetri me kok poshtë, Iliri lart Saliu poshtë, Saliu lart dhe Iliri poshtë. Kush voton 6 dhe 9 dërrin maç ka. Dërrin maç do keni po nuk votuat PS.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img