Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Rama “tradhton” Vlorën, pranon mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit, ja cila është kandidatja çame që do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka vendosur që të marrë mandatin në qarkun e Durrësit. Ai e ka konfirmuar këtë nëpërmjet letrës zyrtare drejtuar Komisionerit shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit.

Duke zgjedhur mandatin e Durrësit Edi Rama lë bosh vendin e tij në Vlorë për vajzën çame Teuta Ramaj, e cila renditej e 9 në listën shumemërore të kandidatëve të PS për qarkun jugor. Me një përfaqësuese të komunitetit çam në listën e Vlorës dhe dobësimin e pozitave të PDIU e PBDNJ në jug, Partia Socialiste forcon dhe më shumë pozitat e saj.

Drejtuesi i PS për Vlorën në 25 prill, Damian Gjiknuri dhe vetë kryeministri Edi Rama, kërkuan gjatë fushatës që vlonjatët të votonin për “bijën e tyre”, një kandidate të spikatur dhe vajzë e respektuar në qytetin bregdetar, Teuta Ramajn.

PS nuk arriti të siguronte mandatin e 9 që të nxirrte direkt vajzën çame deputete, edhe pse rikonfirmoi 8 mandate sa në zgjedhjet e 2017, por as vetë Teuta Ramaj nuk mori vota preferenciale mjaftueshëm për të thyer herësin.

Me dy zgjedhjeve të vështira, vajzës çame në Vlorë dhe doktorës së shkencave Ana Dhamo në Durrës, Rama ka vendosur që të ketë në Kuvendin e ri të parën, duke pranuar vetë mandatin e qytetarëve durrsakë, shkruan neësbomb.al.

203720564 1195097961007096 2989591055167882647 n

Më shumë

spot_img
spot_img