Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Rama thumbon Kryemadhin për detin: Nuk janë 12 litra, nuk ndahet siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte ARRSH! Sa të jem unë në këtë detyrë…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c23018c9fee57013c7f7e39099ffa6b7

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish thumba mbi LSI-në, duke kujtuar kohën kur Autoritet Rrugor Shqiptar drejtohej nga drejtorë të emëruar nga kjo parti.

Gjatë fjalës së tij në parlament, Rama duke folur për çështjen e detit tha se nuk janë 12 litra, por 12 milje, dhe se nuk ndahet siç ndaheshin tenderat kur ARRSH drejtohej nga LSI, duke nënkuptuar këtu rrugën Tiranë-Elbasan, dhe 44 milionë euro që shteti jonë duhet t’i paguajë kompanisë greke.

Më tej kreu i qeverisë i siguroi të gjithë se për sa kohë të jetë ai në detyrën e kryeministrit, nuk do të ketë kurrë cënim interesash kombëtarë.  

“I them atyre që hiqen si patriotë, mos të bëhen qesharakë, duke mbrojtur detin nga asgjëja. Sepse përderisa ne jemi ata që e rrëzuam atë marrëveshje, s’mund të jemi nga ata që e kthejnë sërish atë marrëveshje. Nuk është deti një materie që ndahen siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte ARRSH-në. Nuk funksionon kështu. Çdo negociatë bëhen me njerëz të autorizuar, nuk bëhen si muhabete varkash. Nuk është deti një kamion me 12 litra ujë që ka kaluar natën në dogana dhe s’e keni marrë vesh ju. Nuk është ajo, nuk shkon dot deti në kamion dhe të kalojë nga doganat. Ç’a boni kështu më, ç’bëni kështu në 2020. E çoroditët këtë pjesë të popullit që ju besoj verbërisht. Që i kanë sytë, por shkojnë mbas berihait. Por të paktën ju që jeni këtu. Që ikët nga ata që ikën. Deti është aty. Dhe sa të jem unë në këtë detyrë, do bëjmë më të mirën. Kurrë s’do ketë cënim interesah kombëtarë. Mos merrni të gjithë frikën e Lulit. Luli ka frikë kur më takon mua, imagjino ç’a mendon kur unë takoj të tjerë”, tha Rama.

Gjuzi: U tërhoqe nga këshilla!

Rama: U tërhoqa nga çfarë? Nga çfarë? (Largohet nga foltorja)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img