Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama thumbon Bashën nga Durrësi: Mund ta ketë bërë Zoti të bukur, por del në Instagram duke bërë makarona me këpucë, është dizaster!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0ad772825276ded3ceac1c6566001de8

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kreun e PD-së nga Durrësi, madje “i ka futur frikën” qytetarëve duke i thënë se nëse do të ishte Basha në pushtet kur ra tërmeti nuk do i gjendej pranë, por do flinte gjumë.

Nuk harroi të përmendë dhe kreun e PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri, i cili tha kohë më parë që “do rrisim cilësinë e diellit”.

Sipas Ramës, PD dhe Basha vetë nuk marrin vesh nga e bukura, duke përmendur dhe videon e fundit në instagram të kreut demokrat, duke gatuar.

Rama: Ka ndonjë këtu në Durrës që beson se po të ishte Luli kryeministër kur ra tërmeti do zgjohej në mes të natës dhe do rrinte këtu natë e ditë me ju? Ka ndonjë durrsak që mendon se do hyjë në apartament kur të vijë Luli bashkë me këtë që mendon të rrisë cilësinë e diellit. Ka ndonjë dursak që i shkon mendja që nëse do ishte PD në pushtet do sjelli ujësjellësin që të ketë ujë më shumë që nga koha e Enver Hoxhës. Më thoni një punë në Durrës nga të gjitha gjërat që janë bërë kur kanë qenë ata në pushtet? U bë rruga e plazhit herën e parë kur ishte Lefteri kryetar dhe ishte PS që i dha mbështeteje dhe i mbaroi mbështetja Durrësit. Më thoni ka ndonjë shkollë? Qasja e tyre është një qasje që është po ajo. Se çdo parti politike është një qasje një frymë një familje, dhe si çdo familje është e ndryshme. Qasja e tyre nuk ka lidhje me të bukurën. Mund t’i ketë bërë natyra të bukur, por dalin në instagram duke bërë makarona me këpucë. Ka dy mundësi, ose s’ka qenë duke i bërë vetë makaronat ose veshi xhinse dhe këpucë për të bërë makarona. Në të dyja rastet është dizaster. Kemi Berishën që ka thënë me zë dhe figurë që Bathorja është mrekullia e tetë e botës, dhe ai e beson këtë. Dhe e dini pse e thotë, sepse është i vetmi qytet në botë që është ndërtuar pa leje.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img